Gjermania: Po hetimit të akuzave të Marty

26/01/2011 19:00

Gjermania pret që vendet e Ballkanit, konkretisht Kosova, Shqipëria dhe Serbia të bashkëpunojnë në hetimet mbi akuzat e raportuesit të KiE, Dick Marty.

Qëndrimi i Berlinit zyrtar është shprehur nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Hans Dieter Steinbach, në një konferencë për shtyp.

“Rezoluta e miratuar nga Asambleja Parlamentare e KiE thërret të gjitha palët, Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë që të bashkëpunojnë në hetimet e mundshme dhe Gjermania pret që ky bashkëpunim të ndodhë”, ka deklaruar Steinbach.

Duke parë gatishmërinë e shprehur së fundmi nga qeveria shqiptare dhe ajo kosovare, diplomati gjerman është shprehur se qeveria e vendit të tij e vlerëson këtë gjë.

Top Channel