Ambasadori francez në Shkup, Jean Claude Schlumberger deklaroi sot se Marrëveshja e Ohrit është një dokument mjaft i rëndësishëm që duhet të implementohet sa më parë.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin vlerësoi realizimin e deritanishëm të paktit në fjalë.

Në prag të 10-vjetorit të nënshkrimit të MO, dy bashkëbiseduesit u shprehën njëzëri se, ky dokument ndërpreu luftën, vendosi paqen, parandaloi genocidet e mundshme dhe ndërtoi raporte të reja mes dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni.

Top Channel