
Tenistja belge Kim Clisjters shfrytëzoi problemet muskulore të rivales së saj Radwanska për t’u kualifikuar për në gjysmëfinalet e Australian Open, më parë gjatë ditës.
Clijsters mposhti kundërshtaren polake të renditur e 12-ta në botë në dy sete, 6-3, 7-6. Ajo do të përballet në gjysmëfinale me rusen Vera Zvonareva, në atë që do të jetë një prej sfidave më të shumëpritura në Melburn.
Zvonareva, nga ana e saj mposhti pa shumë vështirësi çeken Petra Kvitova, me rezultatin 6-2, 6-4. Ndërkohë, ish-numri një në botë për femra, belgia Justin Henin, lajmëroi tërheqjen e saj përfundimtare nga tenisi.
28-vjeçarja është përballur me një seri dëmtimesh së fundmi dhe duket se ka hequr përfundimisht dorë nga tentativat për t’u riaftësuar dhe për të riluajtur.
Top Channel