Clancy, ku e ke fshehur fëmijën?
26/01/2011 17:55
Abbey Clancy, bashkëshortja modele e futbollisitit të kombëtares angleze, Peter Crouch, mund të duket gjithçka përveçse shtatzanë, dy muaj përpara se të nxjerrë në jetë fëmijën e saj të parë.
E fotografuar një ditë më parë nga fotografët e fshehtë, barku i saj duket i fshehur mirë dhe askush nuk do të merrte për shtatzanë 25-vjeçaren, nëse nuk do ta dinte këtë.
Ndërkohë, modelja Abbey Clancy ka vendosur që të vazhdojë martesën e saj me yllin e Tottenhamit, pavarësisht zbulimit të tradhëtisë së sulmuesit gjigant disa muaj më parë.
Top Channel