Bardem-Cruz bëhen prindër

26/01/2011 08:20

Aktorja Penelope Cruz ka lindur fëmijën e saj të parë, fryt i marrëdhënies me aktorin Javier Bardem.

Fëmija është djalë, por çifti nuk ka vendosur ende emrin e djalit.

Penelope Cruz është transferuar në SHBA gjatë Krishtlindjeve për të pritur lindjen e fëmijës.

Cruz (36 vjeç) dhe Bardem (41 vjeç) janë treguar shumë fanatikë në ruajtjen e privatësisë së tyre. Ata janë martuar “fshehtazi” vitin e kaluar në Bahamas, në një ceremoni ku ishin të pranishëm vetëm familjarët e çiftit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta