Bashkimi Evropian ka hedhur sot akuzat e raportuesit të KiE Dick Marty, se Perëndimi ka mbyllur sytë para veprave kriminale të UCK-së, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaci.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme Catherine Ashton, ka deklaruar se BE i ka marrë shumë seriozisht akuzat e paraqitura nga Marty për krime lufte dhe krim të organizuar.

Ajo ka theksuar se zonja Ashton dhe KE mbështesin plotësisht hetimet e EULEX-it në Kosovë, por nga ana tjetër ka nënvizuar se këto hetime duhet të bazohen në prova.

“Ne besojmë se ky mision ka kompetenca për ta cuar këtë cështje përpara, por cdo akuzë duhet të bazohet në prova”, ka deklaruar Kocijancic.

Ajo ka shtuar se nëse Dick Marty apo persona të tjerë kanë prova për trafikun e organeve në Kosovë dhe Shqipëri duhet t’ia dorëzojnë ato EULEX-it.

Top Channel