Çiklizëm, Contador pezullohet një vit
26/01/2011 20:10
Federata Spanjolle e Çiklizmit ka lajmëruar tre herë fituesin e Turit të Francës se është pezulluar për një vit, pas rezultimit pozitiv ndaj substancës së quajtur clenbuterol, lajmëroi e përditshmja spanjolle “El Pais”.
Kjo do të thotë se spanjolli nuk do të marrë pjesë në Turin e ardhshëm të Francës, kompeticionin më të rëndësishëm të sportit të çiklizmit.
Lajmi do të thotë se çiklisti më i mirë në botë në aktivitet mund të humbë edhe titullin e tij të fundit të fituar në Francë.
Top Channel