Përfaqësuesi serb në Asamblenë Parlamentare të KiE, Branko Ruzic është shprehur në mbështetje të raportit të Dick Marty mbi trafikun e organeve njerëzore nga organizatat mafioze shqiptare.

“Ky raport nuk është një fitore por një humbje. Pragmatizmi nuk i shpëtoi dot viktimat e trafikut të organeve që u vranë. Nuk është e rëndësishme se kujt i përkisnin këto organe, serbëve apo shqiptarëve, e rëndësishme është se ato u janë hequr njerëzve dhe sot ka ende familjarë që kërkojnë njerëzit e tyre të zhdukur”, ka deklaruar Ruzic.

Zyrtari serb ka kërkuar që me këto akuza të përballet edhe Shqipëria, për shkak të së ashtuquajturës “shtëpia e verdhë” që ndodhet në territorin e saj.

Ndërsa përfaqësuesja sllovene, Darja Bebler është shprehur se, ky raport përfaqëson punë e mirë të KiE. “Të paraqiten prova të mëtejshme, por kjo nuk do të thotë që duhet të rrimë”, ka deklaruar Bebler.

Top Channel