Një Gjykatë në Beograd dënoi 14 huliganë serbë deri në 35 vjet burg, për vrasjen e një tifozi francez në vitin 2009, raportoi sot Agjensia Franceze e Lajmeve “AFP”.

28-vjeçari Brice Taton u sulmua në një bar, përpara përballjes së Partizan Beogradit me Tuluzën, në një ndeshje të Europa League.

Dënimet më të ashpra, me 35 dhe 32 vjet burgim, u dhanë ndaj dy liderave të grupit të huliganëve, të cilët vazhdojnë të jenë të fshehur.

Midis 12 personave të tjerë, të gjithë të pranishëm, dy u dënuan me 30 vjet burgim për pjeswmarrje aktive në vrasje dhe të tjerët me nga 12-14 vjet burgim, për bashkëpunim në vrasje.

Taton u sulmua nga një grup huliganësh prej 30 personash, të armatosur me shkopa bejzbolli dhe hekura. Ai vdiq pas 12 ditësh në koma në spital, pas dëmtimeve të rënda të marra në tru.

Top Channel