Real-Adebayor, çështje orësh

25/01/2011 17:05

Sulmuesi togolez, Emmanuel Adebayor, është shumë pranë kalimit tek Real-i i Madrid-it, ndërsa drejtuesit spanjollë dhe ata të Manchester City-t janë duke biseduar detajet e fundit të kontratës.

Zgjedhja e preferuar ishte ajo e holandezit Ruud van Nistelrooy, por qëndrimi i ashpër i Hamburg-ut e ka bërë të pamundur këtë pistë. Mbërritja e afrikanit do të bëhet nëpërmjet një huazimi 6-mujor, me të drejtë blerjeje në fundin e sezonit.

Gjatë kësaj merkato të dimrit City siguroi shërbimet e boshnjakut Dzeko, për 35 milion euro dhe kjo i kufizoi më shumë hapësirat për ish-bomberin e Arsenal-it. Nëse për ndonjë arsye marrëveshja nuk do të konkretizohet, madrilenët do të përqendrohet tek pista Klose.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta