Meksikë, përgjaken sërish fushat e futbollit

25/01/2011 03:40

Rikthehen sulmet me armë në fushat e futbollit në Meksikë.

Sërish në Kuidad Huarez, gjatë një ndeshjeje futbolli mes dy skuadrave amatore, një grup i armatosur ka hyrë në fushë duke hapur zjarr. Për pasojë 7 persona kanë gjetur vdekjen e dy të tjerë janë plagosur.

Policia meksikane deklaroi se nuk është në gjendje të shpjegojë motivet e krimit, por tha se terreni sportiv është pjesë e një qendre të rehabilitimit pas përdorimit të lëndëve narkotike për shumë persona.

Top Channel