Delegacioni i organizatave të dala nga lufta e UCK-së, të kryesuar të Muharrem Xhemajli, është takuar sot në strasburg me sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të KiE, të cilit i ka dorëzuar peticionin me 230 mijë firma kundër raportit të Dick Marty.

Delegacioni ka zhvilluar gjithashtu takime me grupe të ndryshme
deputetësh, të cilëve u ka kërkuar mbështetjen e tyre në këtë cështje.

Ndërkohë, rreth orës 12:00 para selisë së Këshillit të Evropës në
Strasburg është zhvilluar një manifestim shqiptar kundër raportit të
Dick Marty.

Top Channel