Gjatë zhvillimit të Asamblesë Parlamentare të KiE, raportuesi për cështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut, Jean Charles Gardetto ka vlerësuar raportin e Dick Marty, duke kërkuar hetimin e fakteve të tij.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe përfaqësuesi Rus, i cili e ka cilësuar si “shokuese” përfshirjen e pretenduar të UCK-së në trafikun e organeve.

“Përfshirja e UCK-së në krime të tilla është shumë shokuese. Falenderoj Dick Marty për guximin që ka pasur për publikimin e këtij raporti”, ka thënë ai.

Qëndrim të ngjashëm kanë mbajtur më herët edhe anëtarët e tjerë të Asamblesë, Bernard Mark dhe Tini Koks, të cilët kanë kërkuar hetimin e aktiviteteve të mafias në Kosovë dhe kanë vlerësuar cilësitë investiguese të Marty.

Top Channel