Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudelevic ka deklaruar se misioni evropian nuk do të nisë hetime për tregtinë me organe pa marrë dëshmi nga Dick Marty.

“EULEX i ka dërgyar Marty-t dy letra përmes të cilave i kërkon t’i dorëzojë prokurorisë cdo informacion ose dëshmi që mund të hidhte dritë në pretendimet në raportin e tij”, ka pohuar Gudelevic.

Ajo ka theksuar se deri tani misioni ka marrë përgjigje nga Marty, por asnjë dëshmi prej tij që do të bënte të mundur ndjekjen e raportit në rrugë gjyqësore.

Vetë Marty deklaroi ditën e djeshme se nuk do të japë asnjë dëshmi apo identitet dëshmitarësh pa u garantuar më parë siguria e tyre.

Top Channel