
Roxher federer-Novak Xhokoviç do të jetë gjysëmfinalja e Australian Open, nga ku njëri prej dy pretendentëve do të jetë i detyruar t’i japë lamtumirën këtij kompeticioni.
Federer, numri 2 në renditjen botërore ka mundur në derbin zviceran 3-0 Stanislas Vavrinka. Kjo është gjysëmfinalja e 25-tw në karrierën e Federer dhe e 8 rradhazi në Australian Open.
Nga ana tjetër Xhokoviç ka fituar 3-0 ndaj çekut Tomas Bërdiç. Tenisti serb u vu në vështirësi vetëm në setin e dytë, duke e fituar atë ngushtë 7-6.
Në kampin e femrave, kinezja Li Na ka mposhtur gjermanen Andrea Petkoviç duke kaluar për herë të dytë rradhazi në gjysëmfinalet e turneut australian. Në raundin e ardhshëm kinezja do të ketë përballë numrin 1 të botës Karolin Vozniaki e cila mundi 2-1 italianen Franceska Skiavone.
Top Channel