Zyrtarë të shumtë evropianë janë shprehur në favor të hetimit të akuzave që raportuesi i KiE Dick Marty ka bërë ndaj lidershipit kosovar.

Gjatë Asamblesë Parlamentare të KiE që po zhvillohet në këto momente, ata kanë deklaruar se akuzat për trafik organesh nuk mund të anashkalohen.

“Raporti flet për një periudhë kaosi gjatë luftës në Kosovë”, ka deklaruar Marilius Bek.

Ndërsa Holger Haibah ka kërkuar që hetimet të përqendrohen tek viktimat, pasi vetëm zbardhja e vrasjes së tyre mund të vërë drejtësinë në vend.

“Pas raportit të Dick Marty mendoj se duhet të përqendrohemi tek viktimat. Nuk mund të ketë pajtim në Kosovë pa pasur drejtësi”, ka thënë ai.

Ndërsa përfaqësuesi portugez, Mota Amaral ka deklaruar se KiE nuk mund të mbyllë sytë para fakteve “të tmerrshme” të paraqitura në raport.

Top Channel