“Do jem pa filtra”/ Kristi Lamaj dhe Lei Kraja zbulojnë në “Goca & Gra” surprizat e emisionit ‘Urban Gen’, në fokus të rinjtë, arti dhe…
Aktori hollivudian, John Travolta, duhet t’i shpjegojë të gjithëve nëse është shndërruar në prestigjiator apo nëse ka ndonjë arsye tjetër që shpjegon mënyrën se si i shkurtohen dhe i rriten flokët brenda javës.
56-vjeçari u fotografua në një mbrëmje në Nju Jork në 14 janar me flokë të gjata. Pesë ditë më vonë, u paraqit në publik me flokë të prera. Nuk do të kishte patur asnjë çudi deri këtu nëse nuk do të ishin shfaqur edhe fotografitë e datës 21 janar, ku ai rikthehej me flokë të gjatë si ato të një jave më parë.
Një fenomen i tillë i rrallë ndodhi edhe në vitin 2008. Pasi u qeth tullë për një rol në filmin “From Paris With Love”, flokët iu zgjatën përsëri brenda fare pak ditësh pas përfundimit të xhirimeve.
Top Channel