Flamuri i UÇK-së gjatë protestës në Tiranë, reagon Organizata e Veteranëve: Simboli i lirisë nuk mund të lidhet me dhunën dhe shkatërrimin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka vlerësuar me nota pozitive procesin e rivotimit në Mitrovicë dhe ka deklaruar se krijimi i qeverisë së re do të bëhet menjëherë pas certifikimit të rezultateve.
Deklaratën e tij Thaci e ka bërë pas një takimi me ish-ministrin britanik për Cështjet Evropiane, Denis McShane, ku ka theksuar se koalicioni i ri do të ngrihet sipas afateve kushtetuese.
Nga ana tjetër, McShane i ka vlerësuar me nota pozitive zgjedhjet e së dielës dhe ka theksuar se pas disa ngërceve, Kosova duhet të marrë sa më parë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Ai është shprehur se Kosova duhet t’i bashkohet familjes evropiane dhe ka shtuar se është e nevojshme që shteti i ri të njihet nga të gjitha shtetet e BE-së.
Top Channel