Shpërthimet në Moskë, të paktën 30 viktima

24/01/2011 15:25

Shpërthimet në aeroportin kryesor të Moskës, Domodedovo, kanë shkaktuar të paktën 30 të vdekur, raporton agjensia e lajmeve ruse “Interfax”.

Një shpërthim i madh tronditi atë që është një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë, vetëm disa minuta më parë. Dhjetëra të tjerë raportohen të plagosur.

Nga raportimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një shpërthim kamikaz. Shpërthimi ndodhi në zonën e bagazheve, atje ku trajtohen mbërritjet ndërkombëtare.

Top Channel