Real Madrid mban hapin e Barçës
24/01/2011 08:20
Me një gol të Karim Benzema në minutën e 61-të Real Madrid mund Mallorca në Santiago Bernabeu në javën e 20-të të kampionatit spajnoll.
Madrilenët vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e dytë me katër pikë diferencë ndaj katalanasve të Barcelonës.
Në vend të tretë qëndron Villarreal, ekip i cili fitoi 2-1 ndaj Real Sociedad falë dy golave të Giuseppe Rossi.
Rezultatet e tjera të ndeshjeve të djeshme janë: Getafe-Espanyol 1-3, Sporting Gijon-Atletico Madrid 1-0, Real Zaragoza-Deportivo la Coruna 1-0, Almeria-Osasuna 3-2.
Sot do të mbyllet java e 20-të e ligës spanjolle me ndeshjen Athletic Bilbao-Hercules.
Top Channel