Nadal-Ferrer në çerekfinale

24/01/2011 17:30

Numri një në botë i tenisit mashkullor, Rafael Nadal, do të përballet me bashkëkombasin e tij David Ferrer në çerekfinalet e Australian Open, pasi mposhti pa probleme kroatin Cilic në raundin e katërt të turneut.

Rafa mundi sot në drake rivalin e tij në dy orë e 31 minuta lojë, në tre sete, 6-2, 6-4, 6-3. Pas ndeshjes, spanjolli deklaroi se kjo kishte qenë paraqitja e tij më e mirë ndonjëherë në tokën australiane, ndëra theksoi se ndihej gati për të luftuar për fitoren deri në fund.

Nga ana e tij, spanjolli tjetër Ferrer, mposhti edhe ai një tenist me origjinë ballkanike, kanadezin Milos Raonic, të lindur në Malin e Zi. Ai fitoi 4-6, 6-2, 6-3, 6-4, në ndeshjen që zgjati dy orë e 36 minuta.

Fituesi i çiftit Nadal-Ferrer mund të përballet në gjysmëfinale me britanikun Murray. Ai mposhti lehtësisht rivalin Melzer dhe do të luajë ndaj një tjetër kundërshtari të thjeshtë në çerekfinale, me ukrainasin Alexander Dolgopolov.

Top Channel