
Numri i të vdekurve pas shpërthimit në aeroportin e Domodedovo-s është rritur në 35 deri në orën gjashtë pasdite, ndërsa të tjerë mund të humbin jetën pasi janë në gjendje kritike, raportoi BBC. (UPDATE)
Nga më shumë se 100 të plagosurit, 20 prej tyre kanë mbërritur në spitale në kushte tepër të rënda për jetën, informuan mjekët, të cituar nga Agjensia Ruse e Lajmeve “Interfax”.
Tragjedia ndodhi kur një kamikaz shpërtheu në erë në një zonë të populluar të bagazheve në aeroportin e Domodedovo-s, më i madhi në Rusi dhe një prej më të mëdhenjve në botë.
Presidenti Dmitry Medvedev, në një deklaratë të menjëhershme për shtyp, theksoi se shteti do të ndëshkojë me të gjithë ashpërsinë e tij antarët e kësaj mizorie.
Një dëshmitar jashtë aeroportit deklaroi se forca e shpërthimit kishte qenë aq e madhe, sa ai ishte rrëzuar përtokë, ndonëse ndodhej disa qindra metra larg.
Top Channel