Moratti: Mourinho, më i miri në absolut

24/01/2011 17:45

Presidenti i Inter-it, Massimo Moratti, veçoi portugezin Jose Mourinho si trajnerin më të mirë që ka patur ndonjëherë nën drejtimin e tij, gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”.

”Unë kam kaluar shumë trajnera nëpër duar në vitet e drejtimit të Inter-it, por kurrë nuk kam parë një më të mirë e të përgatitur se Mourinho”, theksoi zoti i kampionëve të Europës në fuqi.

”Jose është një prej atyre trajnerëve që punojnë shumë, një prej personave më seriozë dhe të respektueshëm që kam njohur ndonjëherë në futboll”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB