Moratti: Inter kërkon sulmues
24/01/2011 13:15
Massimo Moratti, presidenti i Interit, ka bërë të ditur se ekipi zikaltër po kërkon një sulmues në merkaton e janarit.
“Të shohim se çfarë ofron merkato. Po kërkojmë një sulmues që të ndihmojë ekipin, t’i japë qetësi sepse jemi në një periudhë ku luhet një herë në tre ditë”, u shpreh Moratti.
Në mediat italiane spekulohet se Inter po kërkon të marrë Amauri, sulmuesin e Juventusit, por Moratti përgënjeshtron.
“Amauri nuk është në shitje. Edhe sikur të ishte nuk na intereson”, preu shkurt presidenti i Interit.
Top Channel