Milan mund Cesena 2-0
24/01/2011 08:00
Një autogol i mbrojtësit të Cesenës dhe një gol në fund të ndeshjes nga Zlatan Ibrahimoviç i kanë dhënë fitoren 2-0 Milanit në ndeshjen e fundit të javës së 21-të të Serisë A.
Me këtë fitore Milani mban vendin e parë me 4 pikë diferencë ndaj Napolit të vendit të dytë.
Milan ka vuajtur ndaj Cesenës për shkak të dy dëmtimeve: Gattuso dëmtohet në nxemjen përpara ndeshjes dhe Nesta dëmtohet sërish në shpatullën e majtë, ajo që i ka dhënë probleme për tre vite rresht.
Top Channel