Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty ka deklaruar lidhur me akuzat për trafik organesh se nuk do të japë asnjë informacion të rëndësishëm, si identiteti i dëshmitarëve apo deklaratat e tyre, nëse më parë nuk ka “garanci absolute” se ato do të ruhen.

Në një intervistë për Rrjetin Hulumtues Ballkanik, Marty ka denoncuar “paaftësinë” e UNMIK dhe EULEX për të mbrojtur dëshmitarët dhe për të penguar rrjedhjen e informacioneve.

Raporti i Marty, që akuzon lidershipin e UCK-së si një organizatë kriminale e tipit mafioz që trafikonte armë, drogë dhe organe njerëzore, do të diskutohet nesër në Asamblenë Parlamentare të KiE.

Top Channel