Irlanda hyn në një krizë qeveritare pasi njëra prej partive i largohet koalicionit qeverisës së kryeministrit Brian Cowen.
Partia e të Gjelbërve ka anoncuar daljen nga koalicioni mbrëmjen e së dielës duke afruar datën e zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për në 11 mars.
Vendimi i të gjelbërve irlandez erdhi papritur vetëm 24 më pas, nga dhënia dorëheqjes si lideri partisë Fiana Fail së kryeministrit Cowen.
Largimi kësaj partie do të thotë dy vota më pak nga maxhoranca qeverisëve duke e bërë pothuajse të pamundur votimin në parlament të shumë ligjeve.
Partia Fianna Fail e kryemistrit Cowen i ka bërë thirje Partisë së Gjelbër të vazhdojë qëndrimin në koalicion për të siguruar kalimin e ligjit të ekonomisë që do të çertifikojë ndihmën financiare prej 85 miliardë euro dhënë Irlandës nga Bashkimi Europian fundvitin e shkuar.
Kryeministri Cowen nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes për një largim të menjëhershëm pas prishjes së koalicionit, por tha se për të tani prioritet është votimi në parlament të ligjit për ekonominë.
Dy deputetët nga Partia e Gjelbër në seancën e ardhshme parlamentare do t’i bashkohen opozitës, megjithatë e kanë lënë të hapur mundësinë e votimit pro ligjit për ekonominë.
Analistët e çështjes politike thonë se kjo situatë kaotike në politikën irlandeze do ta vonojë kalimin e ndihmës financiare nga BE.
Megjithatë kaosi politik në Irlandë pritet të shtohet pasi opozita ka kërkuar një mocion besimi për qeverinë e kryeministrit Cowen që do të votohet të martën.
Nëse kryeministri Cowen do ta humbasë këtë mocion besimi, atëherë atij do t’i duhet të japë dorëheqjen duke deklaruar datën e zgjedhjeve të përgjithshme pas katër javësh.
Top Channel