Iran, varen dy protestues anti-Ahmadinexhad
24/01/2011 08:40
Nuk ndalet makineria e vdekjes në Teheran. Dy aktivistë që ishin arrestuar gjatë protestave kundër rizgjedhjes së presidentit Mahmoud Ahmadinexhad, në 2009, janë ekzekutuar me varje.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat në vend.
Ekzekutimi ka ndodhur edhe pse ka ndërhyrë vetë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila ka kërkuar lirimin e tyre.
Top Channel