Boksi, pasioni i ri i Mark Wahlberg
24/01/2011 10:00
Mark Wahlberg ka filluar të pëlqejë shumë sportin e boksit dhe kjo falë filmit “The Fighter”, në të cilin është një nga protagonistët së bashku me Christian Bale.
Aktori iu përkushtua shumë rolit të tij në film aq sa stërvitej edhe kur nuk kishte për të xhiruar.
“Më vjen shumë keq, por duhet të them se kam thyer brinjët e shumë personave kur stërvitesha si boksier për rolin në film”, tha Wahlberg.
Por, nuk mbaron me kaq: “Një miku im pësoi hemorragji cerebrale kur po stërviteshim në shtëpinë time. Vazhduam ta ruanim miqësinë dhe vazhduam të stërviteshim sërish bashkë, por nuk e kam goditur më me grusht në fytyrë.”
Top Channel