Beogradi është i gatshëm të shkojë në bisedime me Prishtinën, megjithatë për kohën e fillimit duhet të pyeten shqiptarët.
Zdravko Ponosh, ndihmës i ministrit të Jashtëm, ka thënë se tashmë prej kohësh gjithçka është gati dhe se në bisedime do të shkohet pa asnjë parakusht dhe pa zgjidhje të paraqitura si të gatshme.
Ponosh nuk ka përmendur bisedimet për statusin, por ka thënë se janë të mundura të gjitha skenarët vetëm se tani pritet përgjigje nga Prishtina.
Nëse bisedohet sikurse më ofertën e bërë nga Marti Ahtisari, atëherë bisedimet nuk kanë kuptim.
Ai ka thënë se nuk duhet të ketë tema të ndaluara në bisedime dhe se të gjithë duhet të jenë konstruktiv.
Ponosh ka thënë se nuk ka kërkesa për ndarje, por do të shikohen paraqitjet e Kosovës.
Megjithatë mediat serbe kanë shkruar në vazhdimësi se fillimi i bisedimeve duket i pa qartë për shkak të vonesave në Prishtinë.
Top Channel