Belgjikë, mijëra qyetarë në shesh kundër politikës

23/01/2011 21:10

Demonstrata qytetare “Turp” mblodhi mijëra qytetarë të dielën në Bruksel. Sipas policisë belge bëhet fjalë për 34 mijë protestues, ndërsa mediat belge raportojnë për 38 000 – 50 000 pjesëmarrës. 

Marshimi ishte lajmëruar përmes internetit nga 5 studentë të Flandres dhe Brukselit dhe kishte për qëllim të denonconte krizën politike që ka paralizuar vendin, që nga zgjedhjet e fundit të 13 qershorit 2010.

“Stop cirkut politik”, “mjaft menduat, është koha për veprim”, “turp” “vend madhështor, pa qeveri” ishin slloganet kryesore të manifestimit.

Për të marrë pjesë në këtë organizim jopolitik shumë qytetarë flaman e frankofone erdhën nga qytete të tjera drejt Brukselit. Policia ndaloi vetëm 5 të rinj që shpërndanin fletushka por e gjithë protesta kaloi pa asnjë incident.

Të befasuar nga numri i lartë i pjesëmarrësve, organizatorët u shprehën të lumtur që ky manifestim kishte mbledhur bashkë si flamanet dhe vallonët, ndryshe nga politikanët.   

Belgjika nuk ka qeveri prej 224 ditësh, për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive politike flamane dhe vallone mbi autonominë e rajonit të Flandrës.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA