“Zgjohu”: Dënojmë përdorimin e dhunës

22/01/2011 08:55

Lëvizja qytetare “Zgjohu” ka dënuar ashpër dhunën e përdorur dje në demonstratën e opozitës para selisë së kryeministrisë në Tiranë.

Lëvizja shqiptare e Maqedonisë, përvecse u ka shprehur ngushëllimet e saj familjeve të viktimave, ka kritikuar dhunën “talebaneske” që është ushtruar dje në bulevardin

“Dëshmorët e Kombit”. “Lëvizja “Zgjohu” respekton të drejtën për të demonstruar dhe për të ngritur zërin e pakënaqësisë kundër politikave qeverisëse, por në asnjë mënyrë nuk pranon shfrytëzimin e pakënaqësisë popullore për përmbysjen e dhunshme të shtetit”, thuhet në një komunikatë.

Lëvizja shprehet më tej se asnjë aferë korruptive dhe asnjë parregullësi zgjedhore justifikojnë dhunën e ushtruar në demonstratën e djeshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA