Tiranë, homazhe për viktimat e protestës

22/01/2011 14:15

Qytetarë të shumtë dhe deputetë të Partisë Socialiste kanë bërë sot homazhe në vendin ku dje humbën jetën tre protestues, gjatë demonstratës së opozitës.

Të kryesuar nga kryetari Edi Rama, politikanët kanë vendosur buqeta me lule në nder të viktimave, që u qëlluan me armë zjarri.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe qytetarët, të cilët të shumtë në numër kanë ndezur edhe qirinj.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike Aldo Bumci, Mesila Dode dhe të tjerë kanë vizituar në spital policët e plagosur, të cilëve u kanë shprehur solidaritetin e tyre.

“U shprehim mirënjohjen tonë punonjësve të policisë. I bashkohemi policisë në mbrojtje të institucioneve kushtetuese”, ka deklaruar Bumci.

Top Channel