Protesta, urdhërarrest për 6 gardistë

22/01/2011 13:50

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër-arrestet për gjashtë efektivë të Gardës së Republikës, të cilët akuzohen për vrasje, shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash përgjatë demonstratës ku tre persona që ndodheshin në demonstratë humbën jetën nga armë zjarri. (UPDATE)

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se urdhër-ndalimet janë bërë për drejtues të nivelit të lartë të gardës të cilët kanë qenë shefa të shërbimit gjatë demonstratës dhe oficerë zbatues.

Por duke qenë se operacioni i policisë sapo ka nisur për prangosjen e tyre Prokuroria i mbajti sekret emrat e tyre për të mos sabotuar aksionin.

Sipas ligjit të gardës, ndaj një protestuesi mund të qëllohet vetëm nëse ai kalon rrethimin e një institucioni të veçantë dhe qëllohet vetëm atëherë kur është paralajmëruar.

Siç është dëshmuar deri tani të paktën nga pamjet filmike, por dhe provat e mbledhura nga hetuesit, të treja viktimat janë qëlluar me armë zjarri jashtë perimetrit të Kryeministrisë.

Për detaje të mëtejshme zyrtare pritet të ketë një reagim nga Prokuroria e Përgjithshme apo policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta