Nadal-i nuk e diskuton fitoren me Tomic-in

22/01/2011 14:40

Numri një i tenisit botëror, Rafael Nadal, mposhti me lehtësi rivalin Bernard Tomic dhe la Australinë pa australianë në Grand Slem-in që po zhvillon ky vend.

Në ndeshjen e luajtur sot në drekë me orën shqiptare, spanjolli mposhti 6-2, 7-5, 6-3, 18-vjeçarin e konsideruar si talentin e madh të tenisit australian.

Nadal-i duhet të luajë me kroatin Marin Cilic në raundin e katërt. I lindur në Bosnje dhe me një gjatësi prej 198 centimetrash, gjiganti u kualifikua me shumë vështirësi përballë John Isner, një tjetër kolos me 205 centimetrat e tij.

Cilic fitoi në pesë sete, 4-6, 6-2, 6-7. 7-6. 9-7 dhe lodhja mund të jetë një faktor i rëndësishëm në favorin e Rafa-s, në ndeshjen që do të zhvillohet pas dy ditësh.

Top Channel