Murray vazhdon rrugën në Australi
22/01/2011 13:45
Tenisti britanik, Andy Murray, u kualifikua lehtësisht për në raundin e katërt të Australian Open, duke mposhtur rivalin Guillermo Garcia-Lopez në tre sete.
Numri pesë në botë fitoi 6-1, 6-1, 6-2 dhe do të jetë austriaku Jurgen Melzer, numri 11 në botë, ai që do të përpiqet ta pengojë në rrugën e tij drejt finales.
”Ishte një ndeshje e shpejtë. Shërbeva mirë dhe reagova mirë në përgjigjet e shërbimeve të tij”, deklaroi Murray.
”Guillermo luajti mirë, edhe pse mund të luajë edhe më mirë. Ishte veçanërisht nxehtë sot, prandaj ishte diçka e mirë që ndeshja nuk zgjati shumë”.
Top Channel