
Kryetari i LSI, Ilir Meta ka reaguar ndaj protestave të dhunshme të ditës së djeshme, duke deklaruar se partia e tij e kishte paralajmëruar një gjë të tillë.
Në një deklaratë për mediat, Meta ka bërë përgjegjës kryetarin e PS, Edi Rama se ka organizuar një grusht shteti duke përdorur persona me precedentë penalë.
“PS organizoi persona me precedentë penalë. Edi Rama organizoi një grusht shteti ndaj qeverisë. Edi Rama bëri thirrje për protestë të pakontrolluar. Kreu i PS qendroi për 4 orë në prapaskenë dhe doli para mediave vetëm kur mori vesh se ka viktima. Doli për të thënë se rrugecërit e tij u provokuan”, ka deklaruar Meta.
Sipas tij, kanë qenë “kriminelët” e rekrutuar nga lideri i opozitës ata që provokuan të parët forcat e rendit dhe jo e kundërta.
“Kriminelët dhe të droguarit e Edi Ramës sulmuan policët e vendit. Për atë që ndodhi dje në Tiranë përgjegjës është vetëm Edi Rama”, ka pohuar Meta, duke shtuar se askush nuk mund ta marrë pushtetin me dhunë.
Top Channel