Demonstrata, në QSUT 26 të shtruar
22/01/2011 09:30
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u paraqitën 26 persona të dëmtuar me mjete të forta dhe armë zjarri.
Dhjetë prej tyre kanë qenë agjentë policie të dëmtuar nga gurët gjatë protestës së opozitës.
“Erdhën disa policë me plagë të forta dhe më pas erdhën edhe të tjerë, edhe civilë”, tregon Ylli Zicishti, shef i urgjencës në QSUT.
Një pjesë e madhe e të shtruarve kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe nuk kanë qendruar të shtruar në spital.
Ndërsa policët nuk pranojnë të flasin, protestuesit e dëmtuar thonë se u goditën nga uniformat blu. “U plagosa te ura para “Tajvanit”. U sulën me vrap, më kapën. Unë s’kisha lidhje fare”, thotë një prej tyre.
Top Channel