Demonstrata, 3 të vrarë

22/01/2011 10:15

Tre persona humbën jetën, të vrarë me armë zjarri, gjatë protestes së opozitës përpara kryeministrisë. (UPDATE)

Shefi i urgjencës së Spitalit Ushtarak, njoftoi se, fillimisht kanë mbërritur në spital dy persona pa jetë, të identifikuar si Viver Veizi, 43 vjec nga Gjirokastra dhe viktima e dytë, Hekuran Deda nga Dibra. Personi i tretë që humbi jetën në spital është ende i paidentifikuar.

Ndërkohë që numri i të plagosurve është me dhjetra, si mes protestuesve ashtu edhe mes radhëve të policisë. Në gjendje më të rëndë ndodhen 22 persona me trauma të ndryshme në trup.

Ndërkohë që burimet zyrtare te Ministrisë së Brendshme konfirmuan se nga perdorimi i gurëve dhe sendeve të forta janë plagosur rëndë 10 efektiva të policisë, ndërsa më shumë se 100 të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.

Në Spitalin Ushtarak mbërritën në mbrëmje edhe udhëheqës politikë të opozitës. “Jam pa fjalë përballë pamjeve të këtij spitali, përballë jetëve të humbura të marra peng nga një regjimi, që sot tregoi se është gati të vrasë për të qendruar në këmbë. Jam pa fjalë pasi ky është një vend i NATO-s, plot energji dhe me njerëz që sot kërkojnë Europën këtu. Ata janë me të drejtën e zotit dhe të Kushtetutës”, tha kryetari i PS, Edi Rama.

“Bëj një apel që të ndalohet dhuna, që të gjithë ata zyrtarë që kanë ende koshiencën e detyrës, nga Ministria e Shëndetësisë dhe presidenti, të vijnë këtu dhe të shpëtojnë jetë të tjera që po ikin. Të mundësojnë edhe dërgimin jashtë vendit të të plagosurve”, tha pas tij Prec Zogaj.

Pesë prokurorë të Tiranës kanë nisur hetimet e tyre dhe fillimisht kanë marrë në pyetje të gjithë të shoqëruarit në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Prokurorët nuk kanë bërë të ditur ende asgjë zyrtarisht, ndërkohë që në mbrëmje dy prej viktimave të identifikuara janë terhequr trupat nga morgu. Ndërsa ka mbetur ende trupi i pajetë i personit ende të paidentifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA