Culkin kalon ndarjen me pornostarin

22/01/2011 15:30

Aktori i famshëm amerikan, Macaulay Culkin, duket se ka gjetur një mënyrë krejtësisht origjinale për të kaluar dhembjen e ndarjes nga e dashura e tij aktore, Mila Cunis.

30-vjeçari u largua nga një pab në Barcelonë, ku është duke kaluar disa ditë pushimi, në shoqërinë e një pornostareje të famshme spanjolle.

Irene Lopez, pas mbrëmjes së zjarrtë të kaluar me të, deklaroi në mediat se Macaulay është një djalë i mrekullueshëm, shumë i thjeshtë dhe me siguri, njeriu më i mirë që ka njohur ndonjëherë.

Le të shpresojmë për Macaulay-n, që të mos të ketë kaluar mbrëmjen vetëm duke i qarë në shpatull për problemet e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta