Bisedimet, Stefanovic në krye të grupit serb

22/01/2011 08:35

Zëvendësministri i Jashtëm i Serbisë, Borko Stefanovic do të kryesojë ekipin e Beogradit në bisedimet e ardhshme me Kosovën.

Lajmin e bën të ditur agjencia franceze “AFP”, e cila citon ministrin serb për Diasporën, Srgjan Sreckovic.

“Stefanovic do të jetë në krye të ekipit tonë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar Sreckovic.

Bisedimet e reja Prishtinë-Beograd pritet të nisin pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve në Prishtinë dhe pas formimit të qeverisë dhe institucioneve të reja.

Në rezolutën që Parlamenti Evropian miratoi para pak ditësh për Serbinë kërkohet që në këtë dialog të mos përmendet cështja e statusit.

Top Channel