Barzagli tek Juve, Ziegler refuzon Milan-in
22/01/2011 12:00
Mbrojtësi i Wolfsburg-ut, Andrea Barzagli, do të kalojë në fillimin e javës së ardhshme tek Juventus-it, ndërsa Ziegler ka refuzuar ofertën e Milan-it, raportoi Agjensia Italiane e Lajmeve “ANSA”.
”Çështja është drejt përfundimit. Mbetet për të sistemuar ndonjë detaj, por në fillimin e javë së ardhshme ai do të kalojë në Torino”, deklaroi agjenti i Barzagli-t, Claudio Orlandini.
Ndërkohë, nga burimet që vijnë nga Xhenova, Reto Ziegler ka vendosur të refuzojë ofertën e Milan-it, i lodhur nga bisedimet e stërgjatura dhe ka hapur kështu mundësinë e kalimit tek Lazio.
Top Channel