Mustafa: S’ka koalicion me Thacin
21/01/2011 12:00
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ritheksuar se zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk kanë legjitimitet të plotë dhe për rrjedhojë as institucionet që do të dalin nga to.
Mustafa ka deklaruar se Kosova duhet të përgatitet për zgjedhje të reja pas regjistrimit të popullsisë dhe pas ligjit të ri zgjedhor, që do të eleminojë sipas tij mundësitë për manipulime.
Më tej kreu i LDK-së ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike mundësinë e një koalicioni qeverisës me PDK-në e Hashim Thacit.
“LDK nuk do të bëjë as koalicion të ngushtë e as të gjerë me PK-në”, ka deklaruar Mustafa, i cili është shprehur i bindur për fitoren e LDK-së në rivotimin e Mitrovicës.
Top Channel