Presidenti i Republikës Ceke, Vaclav Klaus ka deklaruar se nuk ka ndërmend të dekretojë ambasadorin e vendit të tij në Kosovë.

Gjatë një vizite në Beograd, Klaus është shprehur se edhe pse vendi i tij e ka hapur ambasadën në Prishtinë, atje nuk do të dërgohet asnjë diplomat.

Ai ka pranuar se e drejta e emërimit të ambasadorit është e ministrit të Jashtëm, por ka theksuar se dekretimin e tij e bën presidenti.

“Ne atje nuk kemi ambasador dhe derisa unë të jem president nuk do të kemi kurrë një të tillë”, ka deklaruar Klaus.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, presidenti Klaus është bërë anëtar nderi i Akademisë Serbe të Shkencave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA