
Ngjarjet në Shqipëri kanë tronditur dhe eurodeputeten sllovene Tanja Fajon.
Përmes një komunikate për shtyp, por dhe në faqen e saj publike ne FB, Fajon drejton thirrjen e saj ndaj politikës dhe popullit shqiptar.
“Ju dhe shteti juaj, qytetarët kanë vuajtur mjaft në këto vite. Unë them NDAL lëndimit të njerëzve të pafajshëm dhe u bëj thirrje të gjithë politikanëve të përgjegjshëm të fillojnë të dëgjojnë zërin e qytetarëve të tyre. Të gjithë ju,- i drejtohet popullit shqiptar Fajon – meritoni një vend që funksionon në mënyrë të drejtë e me ndershmëri, e mbi të gjitha ju meritoni paqe e stabilitet” përfundon qëndrimi i saj.
Tanja Fajon u bë e njohur në Shqipëri si raportuesja e Parlamentit Europian gjatë procesit për liberalizimin e vizave.
Përgatiti: Arta Tozaj
Top Channel