Analiza/ Specialja dhe Asociacioni, dy pengesat që po e mbajnë Kosovën jashtë Këshillit të Evropës. A hapet rruga në vitin 2027?
Ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni ka deklaruar se përparësitë kryesore të qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet duhet të jetë vendosja e drejtësisë dhe ligjit.
“Cështja nuk është vetëm tek duart e pastra. Qeveria duhet të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të vendosë drejtësinë. Këto duhet të jenë pikat kryesore të cdo qeverie normale”, ka pohuar Giffoni.
Në një intervistë për të përditshmen “Zëri”, diplomati italian, njëkohësisht përfaqësues i BE për veriun, e ka cilësuar si “kompleks” dhe “të lodhshëm” procesin zgjedhor.
“Procesi ka kaluar me shumë ankesa dhe probleme. Këto të meta të sistemit janë ujë i papastër, i cili ekziston kudo në Kosovë, por që duhet derdhur”, ka theksuar Giffoni.
Top Channel