U përfshi nga flakët disa ditë më parë, nis sërish prodhimin fabrika Comodita në Gjakovë
Ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni ka deklaruar se përparësitë kryesore të qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet duhet të jetë vendosja e drejtësisë dhe ligjit.
“Cështja nuk është vetëm tek duart e pastra. Qeveria duhet të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të vendosë drejtësinë. Këto duhet të jenë pikat kryesore të cdo qeverie normale”, ka pohuar Giffoni.
Në një intervistë për të përditshmen “Zëri”, diplomati italian, njëkohësisht përfaqësues i BE për veriun, e ka cilësuar si “kompleks” dhe “të lodhshëm” procesin zgjedhor.
“Procesi ka kaluar me shumë ankesa dhe probleme. Këto të meta të sistemit janë ujë i papastër, i cili ekziston kudo në Kosovë, por që duhet derdhur”, ka theksuar Giffoni.
Top Channel