Vetëvritet nëna e modeles anoreksike

20/01/2011 12:25

Nëna e Isabelle Caro, modeles anoreksike vdekja e së cilës në nëntor bëri bujë dhe u kthye në simbolin e fuqisë shkatërruese të anoreksisë nervore, është vetëvrarë.

Lajmin e bëri të ditur “The Times’.

Marie Caro, ndjente peshën e fajit pas publikimit të librit autobiografik të vajzës së saj Isabelle Caro në të cilin modelja anoreksike akuzonte nënën e saj se e mbante të izoluar në shtëpi.

Në këto kujtime, Isabelle theksonte se nëna e saj nuk donte që ajo të rritej dhe për këtë arsye ajo kaloi një depresion që e çoi në anoreksi nervore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta