Kryetari i PDK-së, Hashim Thaci ka reaguar sot ndaj deklaratës së kreut të LDK-së, Isa Mustafa, se në vjeshtë të këtij viti do mbahen zgjedhje të reja parlamentare.

Në kuadër të fushatës elektorale për rivotimin e 23 janarit në Mitrovicë, Thaci ka theksuar se zgjedhjet e reja do të mbahen vetëm pas 4 vjetësh.

“Pajtohem me Isa Mustafën se zgjedhjet do të mbahen sërish në vjeshtë, por në vjeshtën e vitit 2014”, ka deklaruar Thaci.

Ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës deklaroi se formimi i qeverisë së re është “punë e kryer” dhe se ajo do të nisë së funksionuari menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve.

Top Channel