Eurodeputeti austriak, Hannes Swoboda, kryesues i Grupit të Punës për Ballkanin në PE, e ka cilësuar si “të cuditshëm dhe pa substancë” raportin e senatorit Dick Marty mbi trafikun e organeve dhe drogës.

Në një takim me presidentin e Kosovës, Jakup Krasniqi, Swoboda ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj kolegut të tij lidhur me akuzat ndaj kryeministrit Hashim Thaci dhe për refuzimin e një ftese për një takim pune.

“Raporti i Marty është i cuditshëm dhe pa substancë. Ai nuk iu përgjigj ftesës sonë, duke treguar mungesën e bashkëpunimit me eurodeputetët rreth kësaj cështjeje”, ka deklaruar Swoboda.

Sipas tij, ky qëndrim i Marty vjen pasi ai vetë e ka kuptuar se raporti i tij ndaj kryeministrit të Kosovës është i pabazë.

Top Channel